Në 24 orët e fundit në vend janë gjobitur 917 qytetarë për moszbatim të rregullave anti-covid. Mes këtyre të gjobiturve, janë 770 qytetarë që kanë qenë duke lëvizur pa maskë.
Me 3.000 lekë gjobë janë ndëshkuar edhe 136 persona që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Po ashtu, është gjobitur me 1 milionë lekë administratori i një subjekti që ka qenë duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Në të gjithë vendin janë gjobitur me 10.000 lekë, 10 qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. sb/abcnews.al/