Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri, ku forcat e policisë dhe ushtrisë kanë vrarë 18 persona.
Sipas mediave vendase, policia dhe ushtria nigeriane janë përpjekur për të zbatuar me çdo kusht masat e izolimit së koronavirusit, por kjo ka shkaktuar përplasje të ashpra me vendasit.
Trazirat kanë ndodhur në qytetin e Lagos dhe kryeqytetin Abuja. Grupet e të drejtave të njeriut në Nigeri thonë se numri i viktimave është më i lartë, sesa vetë numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend.
Deri më tani në Nigeri janë regjistruar 407 persona të infektuarme koronavirus. Prej këtyre: 128 janë shëruar, 12 kanë vdekur, ndërsa 267 janë ende nën kujdes.
Komisioni Kombëtar i të drejtave të Njeriut tha se kishte dokumentuar “105 incidente të shkeljes së të drejtave nga forcat e sigurisë” në 36 rajonet e Nigerisë.
Ata thanë se mes ankesave ishin dhe “vrasjet jashtëgjyqësore që shkaktuan 18 vdekje”.
“Në një kohë kur Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e 11 viktimave, agjentët e sigurisë kanë kryer 18 ekzekutime”./abcnews.al