Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk u dhanë paratë punonjësve, arrestohen pronari i një parukerie në Tiranë dhe bashkëshortja e tij

schedule13:12 - 2 Mars, 2026

schedule 13:12 - 2 Mars, 2026

TIRANË- Finalizohet operacioni i koduar “Kolektivi”. Në pranga ka rënë pronari i një parukerie dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, pasi nuk iu dhanë pagat punonjësve. Bëhet fjalë për rreth 20 250 € në total.

Gjithashtu, dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt, ishin kontrabanduar.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 5 shtetaseve, se ishin shfrytëzuar në vendin e tyre të punës (parukeri), duke mos u paguar për punën e kryer, si dhe duke u mashtruar mbi këtë aspekt, nga punëdhënësit e tyre, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Kolektivi”. Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi B. A., 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen K. B., 38 vjeçe”, thuhet në njoftim.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!