Nuk u arrit akordi për Cavani-n, Simeone tenton sulmuesin e Napolit

schedule18:48 - 6 Mars, 2020

schedule 18:48 - 6 Mars, 2020

Atletico Madrid nuk ia doli të siguronte një akord me PSG për shërbimet e Edinson Cavanit në merkaton e janarit. Francezët rezistuan dhe “El Matador”, i cili ishte pro kalimit në La Liga, do të mbyllë sezonin me skuadrën e Thomas Tuchel.

“Colchoneros” kanë ndryshuar objektiv dhe kanë hedhur sytë nga Serie A. Elgoldigital raporton se klubi iberik pëlqen Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak ka një kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2021 dhe nuk përjashtohet shitja e tij.

Gattuso ka zgjedhur të bazohet te Dries Mertens dhe Milik largohet nëse vjen oferta e duhur. Simeone e do 26-vjeçarin për të zëvendësuar Diego Costa dhe drejtuesit e Atletico po përgatisin një ofertë për De Laurentiis, presidentin e Napolit. /abcnews.al

 

Arkadiusz Milik