Nuk u aplikua bllokimi, raporti: Suedia pati përgjigje shumë të ngadaltë ndaj pandemisë

schedule17:03 - 29 Tetor, 2021

schedule 17:03 - 29 Tetor, 2021

Përgjigja e Suedisë ndaj përhapjes së koronavirusit ka qenë shumë e ngadaltë dhe përgatitjet për menaxhimin e një pandemie kanë qenë të pamjaftueshme, tha sot një komision që heton menaxhimin e vendit ndaj COVID-19.

Strategjia origjinale e Suedisë, duke shmangur bllokimet dhe masat, e margjinalizoi vendin gjatë vitit të parë të pandemisë, kur shumë vende në të gjithë Evropën zgjodhën të vendosnin kufizime më të rrepta.

Komisioni tha se do të adresojë politikën e zgjehdur nga vendi për të mos aplikuar bllokimin.  “Menaxhimi i pandemisë nga Suedia u shënua nga një përgjigje e vonuar”, tha komisioni.

“Masat fillestare për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes ishin të pamjaftueshme për të ndaluar apo edhe reduktuar ndjeshëm përhapjen e virusit në vend”, tha ai .

Komisioni, i cili u emërua nga qeveria mes presionit nga parlamenti, tha gjithashtu se u desh “shumë kohë” për të prodhuar një notë të kënaqshme për virusin, diçka që fillimisht u aplikua vetëm për grupe të caktuara, si punonjësit e shëndetësisë.

Autoritetet u mbështetën shumë në rekomandimet për masat vullnetare të distancës sociale dhe larjes së duarve, ndërsa hapësirat publike si shkollat, restorantet dhe bizneset mbetën kryesisht të hapura, ndërsa qeveria zhvendosi pjesën më të madhe të përgjegjësisë për luftimin e virusit tek shërbimet shëndetësore dhe shefi i epidemiologjisë Anders Tegnel.

Suedia ka regjistruar më shumë se 15,000 vdekje nga koronavirusi, shumë më shumë për frymë sesa fqinjët e saj skandinavë që vendosën kufizime më të rrepta. /abcnews.al