Në triumfin e Anglisë ndaj Hungarisë, i vlefshëm për kualifikueset e botërorit, Katar 2022 më shumë vëmendje morën incidentet me bazë racore.
FIFA pa humbur kohë ka nisur hetimet ndaj Hungarisë dhe federatës vendesa të futbollit mbi organizimin e ndeshjes, dhe mesat pritet të jenë të “egra” për ta, pasi ky është një veprim i përsëritur.
Për këtë rast ka reaguar edhe kapiteni i Uellsin, Garath Bale, i cili bëri apel që raste të tilla të dënohen ashpër dhe pa humbur kohë.
“Nuk e di pse bëhen hetime të tilla, që zgjasin pa fund dhe asnjëherë nuk japin dënimin e duhur. Ato që ndodhën në Hungari u panë nga të gjithë dhe nuk ka nevojë për hetime të thelluara. Unë mendoj se duhet të merren masa ndaj tifozëve racistë dhe nëse kjo nuk jep rezultat, të pezullohet edhe vendi që ata përfaqësojnë, pasi kështu mund t’u djegë dhe të tregohen më të kujdesshëm. Nëse ndonjë nga shokët e mi të skuadrës preket nga episode të tilla dhe kërkon largimin nga fusha, unë do ta ndjek pas për në dhomat e zhveshjes”, deklaroi Bale./abcnews.al/