Bora Zemani është një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Si pasojë, ajo është edhe më e komentuara. Kjo bën që herë pas here të jetë në qendër të mediave rozë.
Së fundmi, Bora është akuzuar nga ndjekësit se ka bërë ndërhyrje estetike si “botox” apo “ fillers”. Madje i kanë publikuar edhe foto e video të vjetra të saj, ku bëjnë krahasimi me pamjen që ka sot.
Një nga ndjekëset në Instagram, e ka cilësuar edhe budallaçkë.
“S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”, ka komentuar ajo.
Ndërsa Bora nuk ka nguruar t’i jap një përgjigje, duke i mbyllur gojën.
“Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë!”, ka shkruar moderatorja./abcnews.al