Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në konferencën e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama u pyet përse nuk është takuar me asnjë përfaqësues të opozitës. Blinken tha se është takuar me rininë.
Kësaj pyetje Blinken u përgjigj duke thënë se takoi rininë shqiptare dhe se ka marrë mjaftueshëm nga dita e sotme.
“Kam pasur mundësi të takohesha me një sërë njerëzish, kam pasur mundësi të takohem me disa personalitete të drejtësisë dhe të rinj. Kur të kthehem nga darka do kem mundësi të takohem ne me një segment të shoqërisë shqiptare. Mendoju se jam marrë mjaftueshëm sot.“, u shpreh Blinken. /abcnews.al