Dinamo e dikurshme do punë që të rikthehet. 18 herë kampionët e vendit një ditë më parë mbeten pa trajner, pasi Francesco Moriero deklaroi dorëheqjen e tij. Në mediat italiane u publikua edhe një dokument, kurse kryeqytetasit e kishin mendjen për të garantuar tifozët se projekti i presidentit Pontrelli do vijonte.
Asnjë fjalë për largimin e trajnerit, madje ditën e sotme u zyrtarizua edhe ai që do e pasonte italianin. Olsi Uku ka nisur nga puna, kurse te Dinamo tanimë u ka mbetur fiksim që të sqarojnë atë që i shqetësonte të gjithë: “E kanë shkarkuar trajnerin, nuk është dorëhequr”.
REAGIMI – “FK Dinamo dëshiron që të jetë edhe njëherë transparent kundrejt të gjithë sportdashësve dhe tifozëve Blu. Ky është dokumenti i firmosur nga presidenti Marco Pontrelli që me datën 28.02.2021 që lajmëron shkarkimin nga detyra të trajnerit Moriero, për arsyet e mëposhtme.
FK Dinamo do të vazhdojë deri në fund të luftojë duke mos u tërhequr për asnjë moment nga objektivat që kemi vendosur në ekip, që në nisje të kampionatit”, shkruan Dinamo në reagimin e bërë, ndërkohë që liston në dokument se trajneri Moriero u shkarkua për mungesë rezultatesh dhe për krijimin e një frymë jo të duhur në skuadër. /abcnews.al