“Çështja e Kosovës është e veçantë dhe ne shohim që Asociacioni është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian”.
Kështu u shpreh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për median boshnjake, Klix.
Sipas Escobar, SHBA e sheh asociacionin, si aftësi e serbëve për të organizuar institucionet lokale në gjuhën e tyre.
“Çështja e Kosovës është e veçantë. Ne shohim që Asociacioni është në përputhje me standardet e BE-së. Ne e shohim Asociacionin si asgjë më shumë se aftësinë e serbëve për të organizuar institucionet lokale në gjuhën e tyre. Ne nuk shohim ndonjë kërcënim në këtë dhe nevojën që vendet e tjera që janë tashmë në rrugën evropiane të bëjnë diçka tjetër që nuk po e bëjnë tashmë për të zbatuar reformat që BE-ja u kërkon atyre”, theksoi ai./abcnews.al