Në MLS vendoset himni amerikan përpara fillimit të çdo ndeshje. Futbollistët kanë qenë të detyruar të qëndronin në këmbë në shenjë respekti, por tashmë nuk do e kenë kusht ta bëjnë një veprim të tillë.
Federata ka vendosur të ndryshojë këtë rregull. Shkak është bërë vdekja e George Floyd, afro-amerikanit që humbi jetën si pasojë e dhunës së një oficeri policie. Protesta të shumta shpërthyen dhe kaos i madh është krijuar në SHBA.
Shumë sportistë u solidarizuan me Floyd, teksa disa prej tyre, si Colin Kaepernick apo Megan Rapinoe, u gjunjëzuan gjatë ekzekutimit të “The Star-Spangled Banner“. Federata Amerikane e Futbollit, ka deklaruar se nuk do t’i detyrojë më lojtarët të qëndrojnë në këmbë gjatë himnit kombëtar.
Diçka e tillë nuk është pritur aspak mirë nga Donald Trump. Presidenti i SHBA ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter”, aty ku bën të ditur se nuk do të ndjekë më asnjë ndeshje të futbollit amerikan. /abcnews.al
I won’t be watching much anymore! https://t.co/s8nCg9EJSW
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 13, 2020