Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk rrinë dot të ndarë? DiCaprio “ndjek” modelen në Milano, filmohet së bashku me Gigi Hadid

schedule08:39 - 28 Shtator, 2022

schedule 08:39 - 28 Shtator, 2022

Pas raportimeve se janë çifti më i ri i Hollivudit, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë kthyer në një nga temat më të përfolura të shoëbiz-it të huaj.

Pas fotos së tyre të publikuar ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, paparacët këtë radhë i kanë pikasur në Milano.

DailyMail ka publikuar foto të aktorit dhe supermodeles.



Leonardo DiCaprio duket se po shijon udhëtimin e tij në Milano pasi Hadid është atje për punë. Me rastin e sfilatës së Versace për Javën e Modës, ylli i Hollivudit mesa duket ka ndjekur partneren e tij të re në Itali.

27-vjeçarja eci në pistën për shfaqjen Pranverë/Verë 2023 të Versace të premten e kaluar gjatë Javës së Modës në Milano, përpara se të shkonte në një festë ku ishte e ftuar. Paparacët e “pikasën” DiCaprion në Milano teksa argëtohej me miqtë e tij, mbrëmjen e së shtunës.

Sipas burimit të Entertainment Tonight, të dy kalojnë shumë kohë së bashku, duke qëndruar larg kamerave dhe syve kureshtarë.

“Ata po jetojnë një dashuri të madhe”

Një burim nga rrethi i miqve të Leonardo DiCaprios tha së fundmi për Entertainment Tonight, se çifti i shumëpërfolur po jeton një dashuri të madhe: “Janë bashkë dhe duken shumë të dashuruar. Gjërat po shkojnë mirë mes tyre dhe të dy janë të lumtur.”

Aktori hollivudian, i cili së fundmi doli nga lidhja e tij pesëvjeçare me  Camila Morone, pak ditë pasi ajo mbushi 25 vjeç,  është parë me modelen e njohur në një tete-a-tete, duke konfirmuar zërat se ata janë së bashku.

Sipas një raporti të DailyMail, ky është çifti i ri i Hollivudit. Në fotot e publikuara, të dy shiheshin në një festë në Nju Jork.

Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes që në fillimet e veta dhe për arsyen se modelja e njohur është 27 vjeçe, gjë që duket se “thyen” “modelin e 25-shave” që DiCaprio ndjek me partnerët e tij.

Reagimi i prindërve të Hadid për dashurinë e re të vajzës së tyre 

Babai i Gigi Hadid, Mohammed Hadid, thuhet se që në momentin e parë  ka qenë i emocionuar për njohjen e re të vajzës së tij.

Siç tha 73-vjeçari për DailyMail: “E takova zotin DiCaprio rreth pesë vjet më parë. Mendoj se është një burrë shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë.”

Ai madje theksoi se di për marrëdhënien e tyre, por nuk dëshiron të komentojë asgjë më shumë. “Ata janë miq, njihen prej kohësh. Nuk mendoj se janë çift, por as unë nuk i di të gjitha. Nuk i komentoj kurrë marrëdhëniet personale të vajzës sime, nuk më intereson me kë del ajo ”, tha ai.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!