Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin në qarkun e Lezhës, Kukësit dhe Gjirokastrës dhe Korçë duke lënë në fuqi vendimin e KAS. PD paraqiti një kërkesë sa i takon procesit zgjedhor të 11 majit ku deklaroi se në këtë qark ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës.
Nga votat e 11 majit në Lezhë, PD siguroi 4 mandate dhe PS siguroi 3 mandate ndërkohë që në Gjirokastër kryesuan ishin socialistët.
Në Kukës, PD mori dy mandate dhe socialistët vetëm një.
Kolegji zgjedhor është hallka e fundit ku mund të ankimohet rezultati ndërkohë që qarku i Lezhës dhe Gjirokastrës janë të parat që i kanë të certifikuara zgjedhjet. / abcnews.al