Real Madrid nuk ndalet kurrë dhe, sipas traditës për një klub kaq të madh, tashmë po planifikon lëvizjet e tij të ardhshme në merkato.
Midisi tyre mund të jetë shtimi i një mbrojtësi të majtë me cilësi të lartë si Alphonso Davies, i cili ka edhe dy vite kontratë me Bayern Munich dhe që ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të mos rinovuar me gjermanët.
22-vjeçari kanadez po refuzon çdo diskutim të mundshëm për rinovim me bavarezët dhe rreth Madridit kanë filluar të flasin për të ardhmen e tij në verën e vitit 2024. Davies është sigurisht emri i parë në listë, por sipas “Marca”, nuk është i vetmi./h.ll/abcnews.al