Trajneri portugez, Andre Villas-Boas, konsiderohej si pasardhësi i Jose Mourinhos, por aventurat e tij në Angli me Chelsea dhe Tottenham, ishin për t’u harruar.
Gjithsesi, në krye të Marseille, strategu 42 vjeçar po bën një punë të mirë dhe zërat e çojnë te Newcastle, me klubin nga Tyneside që do të shndërrohet në një ndër gjigantët anglezë pas investimit arab. Por, Villas-Boas refuzoi githçka…
“Jam shumë i lumtur te Marseille dhe nuk më interesojnë klubet e tjera”, tha fillimisht Villas-Boas kur u pyet për një kalim të tij të mundshëm te Newcastle.
“Nëse agjenti im më merr në telefon dhe më thotë të rikthehem në Premier League, do e refuzoj menjëherë. Nuk dua të rikthehem në Angli, jam i lumtur te Marseille dhe dua të drejtoj në Champions League me këtë skuadër”, tha strategu portugez./abcnews.al
“When my agent calls me with Premier League proposals, I don’t want to go back. I am happy here. I want to manage in the Champions League with Marseille”
— Sky Sports (@SkySports) May 6, 2020