Nuk respektoi rregullat e Covid-19, Nusretit të famshëm i mbyllin restorantin

schedule09:41 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:41 - 29 Shtator, 2020

Mbyllet restoranti i shefit të famshëm turk, Nusret Gökçe. Kjo pasi dështoi në respektimin e rregullave të sigurisë. Këtu vlen të theksohet mosmbajtja e maskës nga punonjësit dhe klientët.

Javën e kaluar Gökçe postoi në video në Instagram ku shfaqeshin njerëzit në restorant shumë afër njëri-tjetrit, shumica pa maska.

Kjo bëri që të urdhërohej mbyllja e restorantit. Ndërkohë, vetë shefi nuk ka reaguar pas këtij vendimi.

Rikutojmë “Nusr-Et Boston”, është pjesë e një zinxhiri restorantesh kryesuar nga shefi i famshëm turk Gökçe.

Siç njihet ndryshe me emrin “Salt Bae”, ai u bë i famshëm në rrjetet sociale për aftësinë e veçantë të të prerit dhe kriposjes së mishit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!