Nuk respektoi rregullat anti-covid, gjobitet me 1 mln lekë pronari i restorantit në Berat

schedule09:36 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:36 - 6 Gusht, 2020

Policia e Beratit ka gjobitur pronarin e një restoranti në rrugën nacionale Berat – Lushnjë.

Mësohet se ai është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, pasi thyeu kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë.

Ndërkohë, blutë kanë bërë apel për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë protokollet e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin I. D., banues në  Berat, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Beratit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./ abcnews.al