Nuk respektoi masat antin-Covid, arrestohet reperi shqiptar

schedule16:50 - 17 Gusht, 2020

schedule 16:50 - 17 Gusht, 2020

Reperi shqiptar nga Kosova, i njohur si Kastro është arrestuar ditën e sotme nga policia. Mësohet se ai nuk ka respektuar masat anti-Covid gjatë kohës që ishte duke xhiruar klipin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet reperi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se është arrestuar teksa po xhironte klipin e ri, por më pas është lënë i lirë pasi kishte respektuar të gjitha masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Unë sot jam arrestuar e u mora në pyetje nga organet kompetente, sepse kam qenë duke xhiruar klipin e ri në mënyra shumë të rregullta, me maska dhe distance. Por sidoqoftë, pas disa orësh jam liruar. Kështu që për pak ditë shihemi me këngën e re”, ka shkruar Kastro./abcnews.al