Nuk respektoi masat anti-Covid, gjobitet pronari i një lokali në Shkodër

schedule09:18 - 15 Shtator, 2020

schedule 09:18 - 15 Shtator, 2020

Pronari i një lokali në Shkodër është ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ

Sipas policisë në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një lokal në të cilin kishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Në kuadër të këtij vendimi është ndëshkuar pronari i subjektit, shtetasit V. M.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një lokali, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një lokal në të cilin kishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetasit V. M., masën administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!