Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është e pakënaqur me mos respektimin e masave të Qeverisë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Këtë të martë shefja e qeverisë serbe është shprehur se do të shtojë masa edhe më drastike “më të forta” në parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
Përmëes një pronincimi për mediat serbe ajo ka theksuar se një pjesë e madhe e qytetarëve serbë nuk i kanë marrë seriozisht masat dhe këshillat e dhënë nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID 19.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që sonte të marrim vendim për masa më të forta, drastike, sidomos për qytetarët e moshuar”, deklaroi ajo.
Bërnabiç ka thënë se sot pasdite do të ketë takim me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe me partitë politike nga krahu i opozitës si dhe shtabin e krizës, pas së cilave do t’i drejtohet opinionit.
Ajo ka konfirmuar se deri tani janë 65 persona të infektuar nga koronavirusi. Bërnabiq ka thënë se 31 persona janë në izolim shtëpiak, kurse të tjerët janë duke marrë mjekim në spital. Shumica janë në gjendje stabile kurse katër pacientë janë duke u trajtuar me respiratorë./abcnews.al