Ylli i Bayern Munchen, Kingsley Coman, do të marrë një gjobë të rëndë. Arsyeja? Nuk është paraqitur në stërvitje me makinën e dhënë nga sponsori Audi, por me McLarenin e tij personal.
Sot, ekipi bavarez u rikthye në stërvitje dhe Coman menjëherë u bë protagonist për keq. 23 vjeçari francez preferoi makinën e tij “McLaren 570S Spider”, që kushton plot 200 mijë euro.
Gjoba që Coman do të marrë nga Bayern është 44 mijë euro, një shifër e konsiderueshme kur merr parasysh shkakun pse do e marrë. Sulmuesi anësor francez nuk ka probleme vetëm brenda fushave, ku po vuan dëmtimet e shumta, por mesa duket, dhe jashtë saj…/abcnews.al
Bayern Munich star Kingsley Coman faces hefty club fine for driving his McLaren.
https://t.co/Fic5QvNWOx pic.twitter.com/7H2zMnnYZx
— SPORTbible (@sportbible) April 17, 2020