“Nuk pyeste as për familjen”, Tan Brama me rezerva ndaj Ilir Shaqirit: Interesaxhi

schedule16:30 - 13 Qershor, 2022

schedule 16:30 - 13 Qershor, 2022

Koreografi i njohur, Tan Brama, i cili u bë pjesë e Big Brother VIP, ka rrëfyer për herë të parë raportet me ish-banorët, me të cilët qëndroi për disa javë në shtëpinë e famshme. Ai tha se me disa vazhdon marrëdhënien shoqërorë, por nuk zbuloi emra konkretë.

“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm.”, tha ai.

Por kur u pyet për fituesin e BB VIP, ai shprehu rezerva.“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!