Mbrëmja e sotme e Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka nisur me debat”. Fillimisht ishin mamatë e reja që kanë deklaruar se nuk janë mirëpritur kur kanë ardhur.
Më tej, mamaja e Kristinës ka thënë se ka dëgjuar përmbledhjet ditore dhe aty disa prej mamave e kanë akuzuar se gënjen për profesionin. Madje sipas saj, ato kanë thënë se ajo punon kamariere, por nuk tregon.
“Disa nga mamatë këtu akuzojnë që unë gënjej për profesionin tim dhe është e rregjistruar kjo gjë. Kështu që unë si profesion punokam kamariere në Vlorë. Realisht unë do të isha shumë e nderuar edhe po të isha kamariere në Vlorë se s’ka asgjë të keqe të punosh, sepse është një punë e denjë. Por realisht nuk kam punuar asnjëherë kamariere, unë kam filluar punën në një moshë shumë të vogël 19-vjeçare, por s’kam punuar ndonjëherë kamariere. Po po të kisha punuar do ta kisha pranuar me kënaqësi, nuk është për turp të punosh, sepse 80% e shqiptarëve punojnë në bar, restorante dhe hoteleri. Pothuajse i mbajnë familjet e tyre me ato profesione dhe nuk më duket aspak e hijshme që mamatë të shpifin.
Në sikrone, në mos gaboj janë tre zëra që flasin. Është mamaja e Lusit, në mos gaboj është mamaja e Sindit, nuk e di janë dy-tre zërat”, u shpreh mamaja e Kristinës.l.k/abcnews.al


