Nuk do të ketë masa drastike të Federatës Shqiptare të Futbollit për klubet me borxhe të Superligë. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i saj, Eduard Prodani, mendon se do të bëhen tolerime, por ndonjë klub edhe mund të përjashtohet
Dita e fundit e muajit po vjen dhe ky forum ka lënë një afat.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit kërkon nga 4 klube të shlyejnë detyrimet, ose të arrijnë akord për to, në mënyrë që të regjistrohen në Superligë, por sa seriozisht rrezikojnë Tirana, Flamurtari, Vllaznia e Luftëtari?
Një parashikim e bën Eduard Prodani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Federatës, në intervistën për Abc News.
Si kemi arritur në këtë gjendje me miliarda lekë detyrime?
Prodani, pasi bën me faj Federatën dhe klubet, fajëson shtetin për kuadrin ligjor dhe zvarritjet.
Prodani ka qenë edhe drejtues tek Partizani, pra ai mund të dijë sesi gjendja e klubeve të ndryshojë për mirë.
Pavarësisht se gjendja duket pa shpresë, Prodani ka ende optimizëm./ABC News Albania 24/7