Nuk pranonin se kishte vdekur, familja mban kufomën për 18 muaj në shtëpi

schedule10:09 - 28 Shtator, 2022

schedule 10:09 - 28 Shtator, 2022

Një familje ka jetuar me një kufomë të mumifikuar prej 18 muajsh, pasi refuzonin të pranonin se i afërmi i tyre kishte vdekur. Burri nga Kanpur, Uttar Pradesh në Indi, u dërgua në spitalin në prill të vitit të kaluar por tragjikisht ai ndërroi jetë dy ditë më vonë nga një atak në zemër.

Megjithatë, pavarësisht se iu dha një certifikatë vdekjeje, familja e tij e pikëlluar refuzoi të besonte se ai kishte vdekur, dhe në vend të kësaj mendoi se ishte në koma. Zyrtarët nga departamenti i shëndetësisë u shokuan nga ajo që kishte bërë familja për të ruajtur trupin e tij.

Po largohet trupi i Vimleshit nga shtëpia.

Familja kishte përdorur një produkt pastrimi në lëkurën e të ndjerit, për të parandaluar rritjen e baktereve në trup dhe procesin e kalbjes. Ata mbanin një kondicioner ndezur 24 orë në ditë për të larguar aromën e rëndë. Zyrtarët thanë se lëkurë e tij ishte bërë e zezë nga trajtimi i pazakontë. /abcnews.al