Ditën e sotme mediet katalanase zbuluan një problem të ditëve të fundit te Barcelona. Ousmane Dembele nuk i është përgjigjur ofertës së klubit për rinovimin dhe shkaku është se ai dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” edhe sezonin e ardhshëm, për tu larguar më pas falas.
Mësohet se një nga klubet që josh francezin është Juventusi. Bardhezinjtë mësohet të jenë në “pole” për të siguruar shërbimet e tij, teksa edhe në Premier League e duan. Kampionët e Italisë e kanë treguar edhe më parë se janë ekspertë të bindjes së lojtarëve në fund të kontratave.
Mbetet për t’u parë sesi do veprojë Barcelona në këtë situatë, teksa nuk përjashtohet mundësia që ky të jetë veçse një presion nga ana e Dembele për të marrë një kontratë sa më të pasur. Nuk përjashtohet shitja e francezit në verë, kur Barça do 60 milionë euro. /abcnews.al