Një kamariere është pushuar nga puna pasi i dërgoi një mesazh shefit të saj. Ajo i thoshte se nuk mund të bënte vaksinën kundër Covid-19, pasi bashkë me burrin e saj po përpiqeshin të bënin fëmijë.
“Unë isha e sinqertë, kam rezervat e mia për këtë, fola me një mjek dhe më tha që nuk ka problem dhe nëse nuk vaksinohesh”, u shpreh Bonnie.
Ajo tha se pronari i saj i kishte thënë në fillim se vaksina nuk është e detyrueshme por më pas i dërgoi mesazh duke i thënë se ishte e pushuar.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, janë të panjohura efektet e vaksinës tek gratë shtatzëna, prandaj nuk është e këshillueshme që të bëhet./abcnews.al l.k/abcnews.al