Nuk pranoi ndarjen, shqiptari dhunon ish-gruan

schedule17:58 - 8 Prill, 2019

schedule 17:58 - 8 Prill, 2019

Një shqiptar nuk pranoi fundin e marrëdhënies me ish-gruan e tij dhe për këtë arsye ai e sulmoi atë. Por pas dy ditësh kërkime, agresori i cili sulmoi ish- partneren 27-vjeçare e ka një emër dhe një fytyrë. Ai është identifikuar si shqiptari Igland Bodinaku, 28 vjeç, por prej vitesh banonte në qytetin Gela, Itali.

Ishin oficerët e stacionit të policisë në Gela, të cilët bënë të mundur ndalimin e shqiptarit në Lungomare Federico II di Svevia. 28-vjeçari u arrestua pasi ndaj tij kishte një procedim penal. Në të shkuarën ai kishte punuar si ish-roje e sigurisë publike, por tashmë akuzohet për dhunë në familje.

Ai tani dyshohet si autori i lëndimeve të rënda që i kishte shkaktuar ish-partneres së tij natën e së premtes së kaluar. Bodinaku, e kishte pritur atë teksa ajo po kthehej në banesë dhe e kishte sulmuar në fytyrë duke i shkaktuar plagë të rëndë në faqen e majtë.

Por të dielën në mbrëmje, policia kishte bërë të mundur ndalimin e tij edhe pse ai ishte përpjekur që të ikte. Madje ai nuk kishte shkuar në banesën e tij ditët e fundit për të humbur gjurmët. Tashmë, Bodinaku u dërgua në burgun e Gela në dispozicion të autoritetit gjyqësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!