Nuk pranoi divorcin, 35-vjeçari mbyti për vdekje të shoqen në Greqi, dalin fotot e çiftit

schedule15:50 - 6 Maj, 2022

schedule 15:50 - 6 Maj, 2022

Mediet greke kanë publikuar foton e grekes e cila u mbyt për vdekje nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit nuk pranoi të divorcohej nga e shoqja.

Tragjedia ka ndodhur natën e së enjtes, 5 maj 2022 në Piges të Bashkisë Nestos në Kavallë.

55-vjeçari vrau gruan e tij 43 -vjeçare dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës, duke prerë venat, pasi është konstatuar i gjakosur në kyçet e duarve dhe qafës. Çifti, i cili ka dy fëmijë të mitur, po përballej me probleme.

Lexo edhe: Tragjedi në Greqi, burri mbyt gruan për xhelozi, merr policinë në telefon: E vrava

Burri dyshohet se e mbyti gruan dhe më pas thirri vetë policinë dhe i tha “i kam bërë keq gruas time”.

Më konkretisht, 55-vjeçari e ka mbytur gruan e tij në farmacinë e tyre, ndërsa në mediet greke raportohet se ai ishte xheloz për gruan. Fillimisht autori ka tentuar të mbulojë gjurmët duke pretenduar se farmacia nuk do të hapej për shkak të detyrimeve profesionale të bashkëshortes. Më pas ai u përpoq më kot t’i jepte fund jetës.

Më në fund autori ka vendosur të dorëzohet duke telefonuar Policinë dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

Ngjarja tragjike po hetohet nga Sektori i Sigurisë në Drejtorinë e Policisë Kavallë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!