Nuk pranoi ceremoni shtetërore, dërgohet në banesën e fundit Xhevdet Ferri

schedule13:51 - 17 Janar, 2020

schedule 13:51 - 17 Janar, 2020

Aktori Xhevdet Ferri u dërgua sot në banesën e fundit përmes një ceremonie familiare.

Familja respektoi vendimin e tij për të mos bërë një ceremoni shtetërore, por gjithçka të ishte brenda rrethit familiar dhe të miqve, modeste siç ishte edhe vetë ai gjatë gjithë jetës.

Xhevdet Ferri u dërgua sot në orën 13:00 në banesën e fundit duke lenë një boshllëk të madh në Kinematografinë shqiptare.