Pak kohë më parë, këngëtarja simpatike Eni Koçi ka treguar se ka kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze, por pasojat duket se i kanë ardhur më vonë.
Mirëpo, përmes postimeve të fundit në Instagram, ajo ka zbuluar se tani ka shumë probleme me aromën e ushqimit.
Eni thotë se nuk ndjen shijen që kanë ushqimet, por çdo gjë i duket sikur mban aromë të keqe.
“Pa fat me penet! Po më vijnë shumë mesazhe dhe e shoh që paska shumë persona me të njëjtin hall. Halli im kryesor nuk është mungesa e erës apo shijes, por fakti që ndjej një shije dhe erë të keqe në çdo gjë.
Tani dëshira ime më e madhe është të mos ndjej fare as shije, as erë, që të mund të konsumoj ndonjë ushqim normal. Për kthimin në normalitet nuk po pretendoj”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se bashkë me të e ka kaluar Covid-19 dhe partneri i saj, reperi Genc Prelvukaj./abcnews.al