Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se Rusia nuk po luan bllof kur ka paralajmëruar për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike kundër Ukrainës dhe se konflikti i saj me Perëndimin mund të përshkallëzohet në një luftë të shkallës së plotë.
Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram, Medvedev tha se konflikti i Moskës me Perëndimin po zhvillohet sipas skenarit më të keq të mundshëm dhe se “askush nuk mund të përjashtojë përshkallëzimin në fazën përfundimtare”.
Rusia do t’i përgjigjet sulmeve ukrainase kundër territorit të saj me armë të ofruara në Kiev nga SHBA, njoftoi sot agjencia e lajmeve RIA, duke cituar Andrei Kartapolov, kreun e Komitetit të Mbrojtjes Ruse, pas vendimit të Biden që Ukraina mund të përdorë armët amerikane kundër objektivave ruse.
Sipas një raporti të Politico, duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe dy burime të mirë informuara, thuhet se presidenti amerikan Joe Biden ka autorizuar në heshtje Ukrainën të përdorë sistemet e armëve amerikane në sulmet kundër zonave kufitare ruse, ekskluzivisht pranë rajonit të Kharkiv.
/abcnews.al