“Nuk po e njihja më futbollin”, Klose zbulon aryset e “lamtumirës”: Të rinjtë e sotëm nuk e kanë mendjen te sporti

schedule08:16 - 5 Prill, 2024

schedule 08:16 - 5 Prill, 2024

Është padyshim një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe atë të “Bavarezëve”, të Bayern Munich. Bëhet fjalë për ish-“bomberin”, Miroslav Klose, me këtë të fundit që u tërhoq nga futbollit përfundimisht në vitin 2016, teksa asokohe mbante veshur fanellën e “Të Kaltërve”, të Lazio.

Së fundmi, në një intervistë për mediat gjermane, ish-“ylli” i “Die Manschaft” ka zbuluar edhe arsyet që e përshpejtuan lamtumirën e tij nga futbolli, teksa theksoi se nuk e njihte më futbollin duke qenë se në dhomat e zhveshjes, të rinjtë mendonin më shumë për takat, rrjeter sociale dhe pamjen, e jo për lojën që kishte rëndësi.

“Unë e lashë futbollin pasi nuk po e njihja më sportin që ushtroja. Të rinjtë e sotëm e kanë mendjen te shumë gjëra dhe futbollin e lejnë për në fund. Kur unë isha i ri, mendoja vetëm për stërvitjen dhe të shndërrohesha në një lojtar të vlefshëm për sportin që dashuroja. Pas ndeshjeve me Lazion dhe kombëtaren, futesha në një vaskë me akull për të shmangur dëmtimet, ndërsa të rinjtë refuzonin.

Kur më shihnin që në fundin e stërvitjes mblidhja topat habiteshin dhe pyesnin se pse e bëja. Aty mendoja, janë 20-vjeç dhe nuk ndihmojnë një punonjës 60-vjeçar. Vlerësojnë më shumë takat dhe çorapet. Mendojnë për makinat, kontratat me sponsora dhe vetëm në fund vjen futbolli. Për ata më i rëndësishëm është imazhi. Prandaj, mendova se futbolli që unë njihja nuk ekzistonte më dhe ishte më mirë që të tërhiqesha”,- u shpreh legjenda gjermane e sulmit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!