“Nuk përfiton asnjë i dënuar apo në hetim nga SPAK”, Bardhi: Basha amnistoi kriminelë

schedule10:09 - 4 Prill, 2024

schedule 10:09 - 4 Prill, 2024

Pak para nisjes së seancën plenare, ku pritet të votohet amnistia penale, Gazement Bardhi theksoi edhe një herë se nga drafti nuk do të përfitojë asnjë zyrtar në hetim nga SPAK apo i dënuar, apo që ndodhet në apel.

Bardhi tha se ndryshe nga më parë, ku me votë të Lulzim Bashës janë amnistuar edhe kriminelë, me amnistinë e këtij viti nuk përfiton asnjë anëtar i krimit të organizuar

“Jeni dëshmitarë se ka një traditë të konsoliduar në miratimin e amnistisë. PD është kujdesur që drafti të jetë i njëjtë me draftet e mëparshme për të cilat opozita edhe kur drejtohej nga Basha ka dhënë votë pro.

Asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton asnjë lloj amnistie nga drafti ndryshe nga sa ka ndodhur në 20014, kur me votë të Lulzim Bashës janë liruar anëtar të krimit të organizuar.
Asnjë zyrtar që hetohet nga SPAK nuk përfiton asnjë lloj aministie.

Ndryshe nga sa është vepruar nga më parë janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve. Nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar apo të hetuar apo që është në proces gjyqësor në Apel, për të gjitha cështjet që keni ndjekur me vëmendje që të përfitojë nga amnistia.”- u shpreh Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!