Nuk përdori emrin kushtetues të shtetit kur u betua, Mitsotakis: Provokim nga presidentja e re e Maqedonisë së Veriut!

schedule09:20 - 13 Maj, 2024

schedule 09:20 - 13 Maj, 2024

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit kur u betua si presidente në një ceremoni parlamentare.

Një reagim ka ardhur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i cili e ka cilësuar këtë veprim nga ana e saj si një provokim.

“Ne nuk pranojmë një lapsus të tillë, i bëjmë thirrje zonjës Silianovska t’u kthehet detyrave të saj ligjore”, është shprehur ai.

Kryeministri grek e quan një iniciativë të paligjshme dhe të palejueshme dhe një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!