Diana Bahçja ka një javë që ka sjellë në jetë djalin e saj.
Por për shkak të një gjobë të marrë 8 vite më parë ajo është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Arrestimi i saj edhe pse me vendim gjykate, është në kundërshtim me ligjin. Kjo pasi e reja nuk mund të arrestohej pasi është nëna e një disa ditëshe.
Por si qendron historia? 8 vite më para Diana Bahçja në atë kohe 18 vjeçe, lindi një fëmijë nga martesa e parë.
Foshnjën e braktisi. Ish bashkëshorti e denoncoi për braktisje të fëmijës.
Gjykata në atë kohë e dënoi me 250 mijë lekë të reja. Por 8 vite më pas kjo gjobë ende nuk është paguar nga e reja. Per këtë arsye gjykata ia ka konvertuar gjobë me 50 dite burg.
Bashkëshorti i saj Nazmi Bahçja hedh akuza ndaj policisë.
Tregon se Diana i ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të gjyqit dhe gjobës.
Nga momenti i lindjes për djalin kujdeset babai duke treguar se e kanë shumë të vështirë qoftë për ushqyerjen, por edhe për përkujdesjen ndaj foshnjës./abcnews.al