Fjolla Morina po përballet sërish me akuza. Këngëtarja dhe partneri i saj, akuzohen se kanë mashtruar agjensinë turistike kur udhëtuan në ishujt Maldive, ku dhe u martuan. Pronari i kompanisë turistike pretendon se biznesmeni ka bërë pagesën nëpërmjet një transaksioni bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.
Ai thotë se Syla nuk e pagoi borxhin e tij ndaj kompanisë, përveç tre mijë euro të paguar në dy transaksione të ndryshme. Si rrjedhojë nga 21 mijë euro sa ka kushtuar pushimi, ata kanë mbetur në borxh për pjesën tjetër prej 18 mijë eurosh. Edhe pse kanë kaluar muaj nga ky udhëtim, ende nuk është paguar tarifa.
Mirëpo, Fjolla është distancuar nga veprimi i bashkëshortit të saj, raporti me të cilin mbetet e paqartë pasi dyshja është përfolur se janë ndarë. Në një postim në Instagram, këngëtarja shprehet se nuk është në dijeni për një marrëveshje mes Fisnikut dhe kompanisë turistike.
“Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë.
Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla. /abcnews.al