Adriana Lima ka befasuar fansat me paraqitjen e fundit. Pas largimit nga Victoria’s Secret, supermodelja ka qëndruar në shtëpinë e saj në Miami për një kohë të gjatë. Ajo u pa fundjavën e kaluar me vajzën 8-vjeçare Sienna, një nga dy vajzat e lindura nga martesa e saj me Marko Jaric.
Paparacët fotografuan modelen, e cila shfaqej e veshur me rroba sportive dhe pantofla. 39-vjeçarja mbante një maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi ndërsa shfaqej pa pikë grimi në fytyrë. Si rrallëherë, ajo shëtiste krejt natyrale ndryshe nga se është shfaqur gjithmonë e kuruar deri në detaje. /abcnews.al