“Nuk negociojmë me non-gratat”, Berisha i përgjigjet Ballës: Ky refuzim më nderon

schedule19:10 - 13 Maj, 2022

schedule 19:10 - 13 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha nisi sot nga Elbasani fushatën për kryetar të PD-së, ku do të garojë përballë Ibsen Elezit.

I pyetur në fund nga gazetarët mbi deklaratën e negociatorit për figurën e presidentit Taulant Balla i cili tha se PS nuk do të negociojë me non-gratat , duke iu referuar grupit të rithemelimit Sali Berisha në ecje e sipër tha se ky refuzim e nderon.

Zgjedhjet për kreun e PD pritet të mbahen me 22 maj.