Guvernatori i Banksës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë.
Gjatë një konference për mediat, Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet.
Ndër të tjera, Sejko u shpreh se për të ardhmen mbeten pozitive.
“Të dhënat e reja, të marra në analizë, kanë qenë në përgjithësi në linjë me pritjet tona. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në 3 mujorin e dytë dhe të tretë të vitit, ndërsa inflacioni ka ardhur në rënie. Këshilli mbikqyrës vlerësoi se normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare, ka dhënë një kontribut pozitiv në trendin rënës të inflacionit dhe në ruajtje të ekuilibrave makroekonomikë të vendit. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Megjithë ngadalsimin e përkohshëm, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet në të ardhmen, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv, në mesin e vitit 2024.
Në këto rrethana, Këshilli Mbikqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Inflacioni vijon të shënojë rënie në 3 mujorin e tretë të vitit, duke regjistruar vlerat respektive 4.2 dhe 4.5 %, në muajt korrik dhe gusht.
Ritmi i rënies, erdhi me ngadalësim gjatë 3 mujorin e tretë, ndërkohë që ifnlacioni i çmimeve të shërbimeve dhe mallrave të konsumit afagjatë, u shfaq i qëndrueshëm”, theksoi ai./abcnews.al