Nuk ndryshon jetëgjatesia e shqiptarëve, por të dhënat e censit 2023 treguan rritje me 7 vite të moshës mesatare

schedule15:22 - 1 Korrik, 2024

schedule 15:22 - 1 Korrik, 2024

Jetëgjatësia e popullsisë shqiptare nuk ka ndryshuar. Në një analizë paraprake të  dhënave të CENS 2023 drejtoresha e statistikave sociale në INSTAT tha se pandemia nuk ka pasur efekt në uljen e jetëgjatësisë një fakt ky i cili është hasur në shumë vende të tjera.

Shqetësim për ekspertët mbetet rritja e moshës së popullsisë me 7 vite duke shkuar në 42,5 vite. Ata theksojnë se shkak janë disa faktorë si ulja e lindjeve apo emigrimi ndërsa bëjnë apel për hartimin e politikave në këtë drejtim

Demografi Arjan Gjonçaj parashikon që trendi i emigrimit në Shqipëri do të ndryshojë brenda 5 viteve.

Në bazë të cens 2023 në Shqiëri banojnë 2.4 milionë banorë tuke pësuar një ulje me rreth 420 mijë krahasuar me censin e vitit 2011.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!