Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk ndryshon integritetin territorial dhe s’cënohen të drejtat e njeriut”/ Argumentet e Kushtetueses për marrëveshjen e emigrantëve

schedule16:35 - 29 Janar, 2024

schedule 16:35 - 29 Janar, 2024

Gjykata Kushtetuese ka votuar pro marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve të paligjshëm.

Në vendimin e zbardhur, Gjykata ka argumentuar se kjo është një marrëveshje që nuk ndryshon integritetin territorial dhe se nuk cënon të drejtat e njeriut.

“Së pari, ajo vlerësoi se Protokolli për Migracionin nuk cakton kufij territoriale dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ai nuk përbën marrëveshje që ka të bëjë me territorin në aspektin fizik. Së dyti, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në dy zonat, që vepron Protokolli për Migracionin, zbatohet e drejta shqiptare, përveç te drejtës italiane. Ajo konstatoi se e drejta ndërkombëtare e detyrueshme për Republikën e Shqipërisë, që lidhet me çështjet e migracionit dhe azilit është po ashtu e zbatueshme edhe nga autoritetet italiane për shkak të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare edhe prej Republikës së Italisë. Nën këtë analizë, Gjykata nuk vuri ne dyshim ekzistencën e përgjegjesisë së shtetit shqiptar për çështjet që rregullon Protokolli për Migracionin, e cila buron jo vetëm nga normat kushtetuese, por edhe nga e drejta ndërkombëtare që rregullon përgjegjesine e shteteve ne kuader te zbatimit ekstraterritorial te saj. Në këtë pikëpamje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se për te drejtat dhe liritë e njeriut vepron një juridiksion i dyfishte, që do te thotë juridiksioni italian ne dy zonat ne fjale nuk përjashton juridiksionin shqiptar”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

VENDOSI:

-Deklarimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

-Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të nenit 52/a, pika 2 të ligjit organik vendimi përfundimtar i njoftohet Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar hyn në fuqi me publikimin e tij në Fletoren Zyrtare dhe me hyrjen në fuqi, masa e pezullimit, bie automatikisht.”

Kujtojmë se Partia Demokratike, si ajo zyrtare e Lulzim Bashës dhe e dy grupimeve të tjera, Sali Berishës e Gazment Bardhit, e çuan marrëveshjen në këtë gjykatë, më datë 6 dhjetor.

Ndërsa pak ditë më parë, parlamenti italian miratoi me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenime projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

“Ashtu sikundër Italia ka përgjegjësitë e saj ashtu edhe Shqipëria ka përgjegjësitë e saj në raport me emigrantët. Të dyja shtetet kanë të drejtë për të dhënë zgjidhje apo për të menazhuar situatën”, raportoi gazetarja Erneta Shevroja.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!