Çmimi i ujit nuk do të ndryshojë në disa bashki të vendit.Vendimet e Entit Rregullator të ujit janë publikuar në fletore zyrtare.Kërkesë për shtrenjtim të ujit kanë dorëzuar në këtë institucion bashkia e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit të cilat do të vijojnë të tarifojnë ujin për konsumatorët me të njëjtin çmim që kanë pasur.
Shoqëritë e ujësjellës-Kanalizimeve në vend i janë nënshtruar së fundmi një reforme që synon bashkimin e tyre duke krijuar ndërmarrje më të mëdha.
Në bazë të kësaj reforme nga 61 ujësjellës që ekzistojnë në vend ato do të shkrihen në 16 ujësjellës, ku është bërë aksionere kryesore edhe ministria e infrsstrukturës.
Kjo është një masë për të rritur mirmenaxhimin e këtyre shoqërive./abcnews.al