Vendimi i Vladimir Putin për të nënshkruar traktate që aneksojnë katër rajone të pushtuara në Ukrainë shënon marrjen më të madhe me forcë të territorit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Të marra së bashku, Rusia po anekson të paktën 40,000 milje katrorë të Ukrainës lindore dhe jugore, rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës, e barabartë me madhësinë e Portugalisë ose Serbisë.
Ceremonia e nënshkrimit, e mbajtur në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, u zhvillua në Pallatin e Madh të Kremlinit në prani të elitave politike të vendit dhe vjen pas referendumeve të rreme të orkestruara nga Kremlini në katër rajonet e Ukrainës – Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk./abcnews.al