Ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë që nga publikimi i këngës që e bëri bashkë me Flori Mumajesin, Tayna ka gati duetin e ri. Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, se po punon për disa bashkëpunime ndërkombëtare, reperja ka bashkuar forcat me artisten gjermane, Ivonian Doll.
Klipi i këngës ka përfunduar dhe tashmë pritet të publikohet me datë 18 të këtij muaji. Ka qenë Tayna e cila e ka dhënë vetë lajmin e madh për ndjekësit e saj, përmes një postimi në Instagram.
Ky është projekti i tretë që pritet të sjellë reperja për këtë vit. Para duetit me Florin, Tayna publikoi dhe këngën me artistin francez, L’Algerino. Sakaq, është përfolur se Tayna ka gati dhe një këngë me Don Xhonin, por ende dyshja nuk ka konfirmuar asgjë. /abcnews.al