Mozzik ka qenë padyshim një ndër artistët më të suksesshëm të kësaj vere. Projektet që ka publikuar deri më tani, kanë rezultuar jashtëzakonisht të suksesshme duke numëruar miliona klikime në Youtube dhe duke e renditur reperin në majat e klasifikimeve. Ndërkohë, reperi pritet që të nxjerrë në treg me 31 Korrik dhe albumin e titulluar “MozzArt”.
Por, mesa duket Mozzik paska rezervuar surpriza të tjera për fansat. Një postim i bërë së fundmi në Instagram, ka ngritur dyshimet se reperi po vjen me një tjetër bashkëpunim. Bëhet fjalë për artistin shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet. Mozzik ka postuar një foto ku shfaqet në një studio muzikore, krahas së cilës ka etiketuar dhe Azet, por duke mos dhënë detaje të tjera.
Kujtojmë që Mozzik solli pak kohë më parë “Madonnën” një këngë po aq sa e kritikuar për shkak të tekstit, rezultoi e suksesshme. Ndërkohë, pak ditë më vonë ai publikoi dhe bashkëpunimin me Kidën, “Paranoja-Pishman”, e cila rezultoi gjithashtu një sukses, e cila deri numëruar deri më tani rreth 20 milion klikime. Së fundmi, ai ka lançuar projektin “Baby” , e cila u prit mjaft mirë nga publiku, ndërkohë që ai ka premtuar një sërë hitesh të tjera që do të jenë gjithashtu pjesë e albumit “MozzArt”. /abcnews.al/