Nuk ndalen protestat në Jeruzalem, qindra të plagosur nga përplasje të dhunshme

schedule10:01 - 10 Maj, 2021

schedule 10:01 - 10 Maj, 2021

Vijojnë prej tre ditësh protestat e dhunshme në vendin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, midis policisë izraelite dhe palestinezëve përpara një marshimi të planifikuar nacionalist hebre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se palestinezët hodhën gurë, ndezën zjarre dhe shkatërruan barrikadat e policisë në rrugët që çonin në portat e rrethuara me mure të Qytetit të Vjetër, ndërsa oficerët përdorën granata dhe topa uji për t’i zmbrapsur ato.

Qindra palestinezë dhe më shumë se 20 policë izraelitë janë plagosur në përleshjet gjatë tre ditëve të fundit dhe gjithashtu ditën e sotme pritet të ketë dhunë akoma më të fortë pasi është Marshit vjetor i Flamurit të Ditës së Jeruzalemit e cila nga palestinezët konsiderohet si një provokim i qëllimshëm.

Gjykata e Lartë e Izraelit do të mbante një seancë dëgjimore të hënën në apelin e më shumë se 70 personave kundër një urdhri dëbimi në favor të një organizate vendosëse hebreje në rrethin Shejh Jarrah të Jeruzalemit Lindor, por seanca u shty për shkak të trazirave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!