Nuk ndalen ortekët në Theth, ARRSH jep detaje për situatën

schedule10:29 - 20 Shkurt, 2022

schedule 10:29 - 20 Shkurt, 2022

Autoriteti Rrugor Shqiptar paraditen e kësaj të diele ka bërë me dije se në zonën e Thethit vijojnë që të bien ortekë.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook shihen sesi bora e rënë një rrugë gerë pas here bllokon qarkullimin në aksin Bogë-Theth.

Ndërkohë vazhdimisht mjetet e pastrimit qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve.

“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë ? të cilët bllokojnë qarkullimin ⚠️ dhe vështirësojnë punën për pastrimin ?

?Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks ?

✅Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem ? “, thuhet në njoftimin e ARRSH.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!