Sezonin e kaluar rrezikonin mbijetesën, ndërsa këtë edicion të Serie A nuk janë njohur ende me humbjen e parë.
“Blutë” e Empoli po kalojnë një moment magjik në këtë fillim sezoni të kampionatit italian, teksa pas javës së pestë regjistrojnë plot dy fitore dhe tre barazime, me triumfin e fundit, që erdhi pasditen e kësaj të premteje në transfertën e Cagliari.
Ismajli me shokë triumfuan pastër 2-0, në arenën e “Kuqebluve”, “Unipol Domus”, me sulmuesit Lorenzo Colombo e Sebastiano Esposito që shënuan nga një gol në secilën pjesë, për të lumturuar jo pak teknikun D’Aversa.
Paraqitjen pozitive të radhës e regjistroi edhe “shtatlardi” i mbrojtjes së Kombëtares “kuqezi”, Ardjan Ismajli, i cili frenoi jo në pak raste sulmin e “Ishullorëve”, duke mbajtur të pashqetësuar “gardianin” pas tij.
Falë kësaj fitoreje Empoli ngjitet në vendin e tretë të tabelës, me 9 pikë, teksa tashmë duhet të fillojë të mendojë për sfidën e radhës, atë ndaj “Violëve” të Fiorentina në “shtëpi”. /i.m /abcnews.al