“Nuk na ndal as SHBA”, presidenti Dodik kërcënon me largimin nga Bosnja

schedule15:33 - 13 Shkurt, 2020

schedule 15:33 - 13 Shkurt, 2020

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik deklaroi se Republika Srpska është nisur në rrugën e daljes nga Bosnjë e Hercegovina dhe se nuk ka më kthim prapa.

“Ne do ta bëjmë dhe për këtë nuk mund të na ndalin as SHBA-të e askush tjetër, sepse mendojmë se marrëveshja e Dejtonit është e shkatërruar, mbi të gjitha me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, u tha Dodik gazetarëve në Sarajevë.

Mediat serbe ndërsa citojnë Dodik shkruajnë: “është koha për të dëshmuar sesa seriozisht e ka Republika Srpska qëllimin e saj duke thënë se ata duhet të vendosin mes dy gjërave, nga të cilat njëra është që t’i lejojë vetes të zhduket në qetësi dhe të jetë pjesë e ndonjë pakete të krijuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pala boshnjake në Sarajevë.

“Në fazën e parë do të realizohej nëpërmjet përfaqësuesve të lartë dhe qëllimi për arritjen e zgjidhjes, e tani e bëjnë përmes Gjykatës Kushtetuese, duke dashur ta mbrojnë me arsyetimin e sundimit të ligjit. Nëse do të bëhej fjalë vërtetë për sundimin e ligjit, nuk do të kishte ndërhyrje të të huajve dhe ambasadave”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!